Martesa është një prej momenteve më të rëndësishme për ata që zgjedhin të ndajnë jetën me dikë tjetër. Prandaj, edhe dita kryesore e dasmës ka një domethënie të veçantë për secilin çift. Dasmës, gati në secilën shoqëri, i kushtohet rëndësi të veçantë dhe përgatitje të gjata. Kështu ndodh edhe te egjiptianët. Dasma luksoze me shumë pjesëmarrës, dhurata të shtrenjta që kushtojnë shumë janë të zakonshme nëpër këto organizime. Ndërkohë, një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale tregon për përzgjedhjen sa kreative, aq edhe bizare, të një çifti egjiptian. Ata zgjodhën që në vend të tortës gjigante, në dasmën e tyre të sjellin një hell të madh me mish doneri, ushqim turk ky shumë i kërkuar edhe në Ballkan.
Doner në vend të tortës (FOTO)
Leave a comment