Sllovenia nuk do ta ketë Luka Donçiçin për kualifikimet e Kampionatit Botëror. Tekniku Rade Trifunoviç nuk mund të llogarit në basketbollistin më të mirë të ekipit për ndeshjet që do të luhen në shtator me Letoninë dhe Turqinë. Mungesë tjetër për Slloveninë do të jetë edhe Klemen Prepeliçin të cilin klubin madrilen nuk e ka liruar.
Në “Grupin I” ku gjenden Ukraina, Spanja dhe Mali i Zi ndodhet po ashtu edhe Sllovenia. Sllovenët gjenden në pozitë tejet të vështirë para fillimit të raundit të dytë të kualifikimeve. Kampionët e Evropës për momentin gjenden në vendin e fundit në tabelë me tetë pikë të grumbulluara. Ukraina dhe Mali i Zi i kanë të grumbulluara nga nëntë, Turqia dhe Letonia i kanë nga dhjetë ndërsa Spanja është lider i padiskutueshëm me 12 pikë. Vitin e ardhshëm ku do të mbahet Kampionati Botëror në basketboll do të kualifikohen tre skuadrat më të mira të grupit.
Lojtarët të cilët kanë marrë ftesë nga Sllovenia janë: Matiç Rebeç, Edo Muriç, Aljaz Brateç, Jakob Cebasek, Ziga Dimeç, Urban Durnik, Gregor Glas, Miha Lapornik, Blaz Mahkoviç, Blaz Mesiçek, Gasper Vidmar, Luka Vonçina, Sasha Zagoraç kurse Vlatko Cançar, Gregor Hrovat, Luka Rupnik, Anthony Rendolf dhe Juri Mançura do të bashkohen me skuadrën me 9 shtator.