Shkup, 2 prill – Problemin me sigurimin shëndetësor të personave të papunë si dhe personave të cilët largohen nga puna, Fondi për sigurim shëndetësor e ka paraparë dhe Qeverisë i është propozuar zgjidhje në të cilën të gjithë personat pa marrë parasysh statusin e tyre, përkatësisht nëse diagnostifikohen me Kovid-19, i tërë trajtimi bie në barrë të FSSHM-së, theksoi drejtori i Fondit, Den Donçev sot në mëngjes, në emisionin “Brifingu i mëngjesit” në “Sllobodna TV”, pasi që u pyet për mbulimin e personave të papunë, tani të larguar nga puna, për ata të cilët punojnë në atë ekonominë joformale gri, çfarë është mbulimi i FSSHM-së lidhur me atë popullatë, përcjell Koha.mk
Lidhu me barërat që shfrytëzohen për trajtim të koronavirusit, Donçev tha se Ministria e Shëndetësisë, për t’i mbrojtur pacientët, ka lejuar nënshkrim dhe editim në barrë të Fondit përderisa zgjasin masat.
“Rreth atyre barërave të cilat në disa raste shfrytëzohen për trajtim nga Kovid-19, konkretisht për medikamentin azitromicin dhe hidroksiklorokin, duhet të jemi të vetëdijshëm se ende janë në rrjedhë studimet klinike për këtë çështje. Është e saktë se në situata të caktuara kanë treguar sukses në trajtim. Mu për këtë, Ministria e Shëndetësisë, për t’i mbrojtur pacientët, lejoi nënshkrim dhe editim në barrë të Fondit derisa zgjasin këto masa”, tha Donçev, duke shtuar se duhet të alarmohet se kjo terapi duhet të zbatohet kryesisht në kushte spitalore nën mbikëqyrjen e mjekëve specialistë.
Ai theksoi se sigurimi i medikamenteve po zhvillohet pa pengesa. Edhe përkundër gjendjes së jashtëzakonshme, siç theksoi, Fondi nuk ka informatë për mungesë të medikamenteve dhe po mbahet komunikim i rregullt me barnatoret.
Lidhur me pyetjet dhe frikën e njerëzve të cilët janë në pushim mjekësor për atë nëse do t’i marrin paratë e veta, shtatzënat nëse do t’i marrin kompensimet e tyre të rregullta, lehonat të cilat kanë nevojë plotësisht të qëndrojnë në shtëpi dhe nëse kjo do të rregullohet nga FSSHM-ja, Donçev potencoi se nuk ka hapësirë për frikë.
“Ju bind se gjithçka do të rrjedhë siç ishte deri më tani. Para së gjithash FSSHM është në situatë solide stabile dhe të gjitha obligimet do të rrjedhin sipas rrugës më të rregullt siç në të vërtetë ishte situata deri më tani”, deklaroi drejtori i FSSHM-së.
Në pyetjen për testim sa më masiv për virusin dhe vendosjen e pikave të reja për testim dhe ku po bëhen testime, çka nga ajo bie në barrë të Fondit, si dhe saktësinë e disa testeve në shfaqje të pasqyrës për infektim, Donçev sqaroi se deri më tani ata si institucion nuk kanë pasur fare bazë ligjore të mbulohen llojet e këtilla të testeve, por se po punohet intensivisht në dy javët e fundit dhe janë shumë afër zgjidhjes përfundimtare.
“Janë në pyetje një apo dy ditë. Fondi punoi në mënyrë shumë të shpejtë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë. Është e saktë se janë dy lloje të testeve. Të parët janë teste të shpejta – kite, përderisa të dytat janë teste sipas metodës së ashtuquajtur PCR, që janë teste në nivel molekular. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se test kitet janë indikacion, por besueshmëria për të ashtuquajtura pozitive të rrejshme apo negative është dukshëm më i madh nga ato teste të cilët po bëhen në nivel molekular. Epidemiologët tanë i pranojnë të dytët si të besueshëm. Po ndërtojmë kapacitet për testim në nivel molekular, prej së paku 600 testeve individuale në ditë. Ky është kapaciteti në Shëndetësinë publike edhe në entet shëndetësore private”, arsyetoi Donçev. (koha.mk)