Gjenevë, 24 nëntor – Në Gjenevë në Konferencën e sotme Ndërkombëtare Virtuale të Donatorëve, donatorët premtuan rreth 12 miliardë dollarë amerikanë ndihmë për Afganistanin në katër vitet e ardhshme.
Mjetet financiare kanë lidhje me suksesin nga bisedimet mes talebanëve dhe autoriteteve afgane të cilat po zhvillohen në Dohë për përfundimin e luftës gati njëzet vjeçare në vend.
Bashkëkryetari i Konferencës dhe ministri finlandez për Zhvillim, Vile Skinari theksoi se donatorët kanë paralajmëruar ndihmë prej 12 miliardë dollarë në afat prej katër viteve, ndërsa është paraparë që çdo vit ndihma të jetë tre miliardë dollarë.
Paraprakisht, Bashkimi Evropian paralajmëroi donacion prej 1,2 miliardë euro në periudhë prej katër viteve, ndërsa Britania e Madhe njoftoi se do të dhurojë 227 milionë dollarë amerikanë.