Shkup, 7 maj – Donatorët për Treg të përbashkët rajonal dhe për Rajonet e gjelbra të Ballkanit Perëndimor sot e mbajtën takimin e parë koordinues në organizim të Këshillit rajonal për bashkëpunim – KRB nga Sarajeva.
Siç qëndron në kumtesë, në takimin onlajn në të cilin kanë marrë pjesë edhe ministra të qeverive në rajon, përfaqësues të Komisionit Evropian (KE), të CEFTA-s, të institucioneve ndërkombëtare financiare dhe të tjera, janë identifikuar nevojat nga mjetet për projektet në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR) dhe Korridoreve të Gjelbra (KGJ) – aktivitete që i koordinon KRB dhe të cilat u mbështetën para tri ditësh dhe prej vendeve të grupit G7.
“Angazhimet që rajoni i bën në agjendën reformuese për tregun e përbashkët dhe për korridoret e gjelbra marrin mirënjohje të gjerë dhe mbështetje edhe prej G7, ku ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit të G7 i mbështetën këto aktivitete si të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, deklaroi sekretarja e përgjithshme e KRB-së, Majlinda Bregu. Ajo, sikurse edhe përfaqësuesit e KE-së dhe të CEFTA-s e nënvizuan rëndësinë e këtyre projekteve në kuadër të Procesit të Berlinit për procesin inkuadrues ndaj Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesë.
Vendosja e tregut të përbashkët në Ballkan dhe korridoreve të gjelbra dhe të a.q. Agjendës së gjelbër, janë konfirmuar edhe në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Sofje të mbajtur në nëntor 2020, ku u miratua edhe Plani aksional për Tregun e përbashkët rajonal për periudhën 2021-2024.