Presidenti amerikan, Donald Trump përjetoi një surprizë të pakëndshme në Capitoll Hill kur ishte duke shkuar në një takim me senatorë republikanë. Një nga aktivistët e grupit që kërkonte dorëheqjen e presidentit amerikan hodhi flamujt rusë mbi të duke e quajtur “tradhtar”. Flamujt rusë, në të cilat shkruante “Trump” i hodhi Ryan Clayton, anëtar i organizatës “Veprimi i Amerikës”, njoftni CNN, transmeton Klan Kosova.