Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka shkarkuar nga detyra e tij drejtorin e Shërbimit Sekret amerikan Randolph ”Tex” Alles.
Trump i ka kërkuar shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney për ta pushuar Alles nga detyra, njofton Klan Kosova.
Shërbimi Sekret i SHBA-ve, kohët e fundit është nën vëzhgim për trajtimin e një incidenti në të cilin një shtetas kinez u lejua të hyjë në klubin Mar-A-Lago të Presidentit Trump.
Shërbimi Sekret dhe Shtëpia e Bardhë ende nuk kanë komentuar rreth raportimeve të The Hill.
Një zyrtar i administratës së Donald Trump tha për CNN se shkarkimi i Alles, ishte pjesë e një “spastrimi” pas dorëheqjes së Nielsen, duke thënë se gjithashtu do të largohen së shpejti edhe drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Migracionit Frances Cissna dhe Zyrtari i Këshillit të Përgjithshëm John Mitnick.