Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përdorur veton e parë të presidencës së tij.
Ai me këtë vendim ka hedhur poshtë rezolutën e dhënë dje, e cila i kishte ndërprerë deklaratën kombëtare të Donald Trump për gjendje emergjente për çështjen e ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Senati Amerikan një ditë më parë ka votuar që t’i jepet fund gjendjes emergjente të shpallur nga Presidenti Donald Trump.
Trump kishte kërkuar që të lëshohen më shumë mjete financiare për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën,.