Presidenti amerikan Donald Trump, është duke shqyrtuar një shtesë prej 15 miliardë dollarë në subvencionet e SHBA-ve, në përpjekje për të mbrojtur fermerët nga ndikimi shkatërrues i luftës tregtare me Kinën.
Kjo shkon sipër shifrës 12 milardë dollarëshe të dedikuar tashmë për fermerët për t’i ndihmuar ata nga pasojat e motit, njofton Klan Kosova.
Kjo do të ishte një projekt-ligj shtesë për taksapaguesit e SHBA-ve që tashmë kanë marrë parasysh koston e rritjes së tarifave në formën e kostove më të larta për produktet dhe pjesët nga Kina.
Trump zbuloi shifrën e subvencionimit në një cicërimë në Twitter.
Ai sugjeroi që qeveria të përdorë fondet për të blerë prodhime bujqësore për t’u dërguar në vende të tjera për ndihmë humanitare, ndonëse ngritja e një sistemi të tillë do të ishte jashtëzakonisht e komplikuar.
Në propozimin e tij më të fundit të buxhetit, Trump propozoi eliminimin e tre programeve të ndihmës ushqimore.