Donald Trump konfliktohet me të gjithë. Presidenti SHBA ka hapur një tjetër debat në vendin e tij. Numri një i Shtëpisë së Bardhë që prej momentit kur u zgjodh në këtë detyrë, ka qënë gjatë gjithë kohës në qëndër të kritikave nga ana mediave dhe shoqërisë civile, pavarësisht këtij fakti, Trump vazhdon të prodhojë debate të ashpra. Pasi bëri publik njoftimin se ekipi kampion NBA, Golden State nuk është më i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti është kapur edhe me disa prej lojtarëve të NFL.
Donald Trump i ka kërkuar drejtuesve të disa prej skuadrave që militojnë në këtë kategori, të shkarkojnë lojtarët që ulen në gjunjë gjatë këndimit të himnit, gjest ky nga ana e disa prej këtyre personave bëhet në shënjë proteste ndaj dhunës që policia amerikane po ushtron ndaj njerëzve me ngjyrë. Në lidhje më këtë cështje ka reaguar edhe komisioneri i NFL, Roger Goodwll, i cili deklaroi se askush nuk është i detyruar dhe as mund të detyrohet të bëjë dicka jashtë vullentit të tij.