Bijarec, 26 gusht – Presidenti amerikan Donald Tramp sot ka deklaruar se Boris Xhonsoni do të jetë kryeministër i shkëlqyer britanik dhe se ka prit gjashtë vite ai të bëhet lider i vendit të tij.
“Më të vërtetë besoj se Boris Xhonson do të jetë kryeministër i shkëlqyer”, ka thënë Tramp në pres konferencën e samitit G7 në Francë dhe ka shtuar se me Xhonsonin kanë kaluar “dy ditë e gjysmë të shkëlqyeshme”.
“Kam pritur rreth gjashtë vite ai të bëhet kryeministër. E pyeta: “Pse t’u desh aq shumë kohë?”, ka thënë Tramp.(koha.mk)