Paris, 16 prill – Donacionet nga ndërmarrjet dhe nga milionerët francezë për rekontruimin e katedrales Notër Dam tejkaluan 600 milionë euro, njofton korrespondenti i MIA-s, transmeton KOHA.
Donacionet e ndryshme të familjeve të mëdha të pasura dhe grupeve industriale për financimin e rekonstruimit të katedrales Notër Dam, e shkatërruar mbrëmë në një zjarr të madh, sot pasdite tejkaloi 600 milionë euro.
Familja e pasardhëseve të L’Oreal, Betnakur – Mejer dhe gjiganti global i kozmetikës sot paralajmëruan donacion prej 200 milionë euro, krahas 200 milionëve nga familja Arno dhe grupi LVMH si dhe 100 milionë të premtuara nga Total Gjithsej dhe nga familja Pino (Kering). (koha.mk(