Shkup, 29 mars – Donacion në pajisje nga OSBE-ja për Ministrinë e Punëve të Brendshme sot është dorëzuar në Qendrën për trajnim të MPB-së. Vlera e përgjithshme e donacionit është rreth 44.000 euro.
“Donacioni i sotëm për nevojat e njësive të organizuara pranë MBP-së, nuk është i pari, ndërkaq që besoj – as i fundit, në portofolin tonë të partneritetit. Në të vërtetë, ne së bashku bëmë dhe po bëjmë shumë hapa të rëndësishëm në standardizimin, sendërtimin profesiona dhe zhvillimin e shërbimit policor”, tha gjatë pranim-dorëzimit të donacionit ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ne, tha ai, si kryesi aktuale e konsiderojmë dhe çdo ditë promovojmë si bazik konceptin e policisë në shërbim të qytetarëve, si servi i tyre, që[ tërësisht, pa rezerva, do të jetë e kahëzuar në realizimin dhe mbrojtjen e të gjitha të drejtave qytetare në domenin e obligimeve dhe kompetencave policore.
“Vizioni ynë është të vendosim sistem që tërësisht do të bazohet në parimet legjislative të punës dhe veprimit, ndërtimin e vlerave që do ta riafirmojnë rolin dhe vendin e policisë në sistem, në shpqëri, në mjediset lokale, mes qytetarëve. Për atë qëllim, jam i bindur se një nga partnerët kyçë, mes të tjerëve është mu misioni i OSBE-së, me tërë përvojën dzhe bekgraundin e vet, posaçërisht në pikëpamje të punës policore, të procedurave policore dhe standardeve të veprimit”, tha ministri Spasovski.
Ambasadorja Nina Soumalainen, siç kumtoi MPB, tha se vite të tëra Misioni i OSBE-së e mbështetë MPB-në në prëforcimin e kapaciteteve institucionale.
“Ne si mision ndërmorëm edhe disa nisma për afrim të policisë drejt qytetarëve. Në atë pikëpamje do të përmendja zyret për pranim. Ajo është gjëja e parë që qytetarët e shohin gjatë hyrjes në stacionin policor”, tha Soumalainen.
Misioni i OSBE-së, shtoi, e mbështetë pajisjen e katërzyreve në stacionet policore në Ohër, Tetovë, Bit Pazar dhe Kumanovë, tha ambasadorja Soumalainen, e cila i shprehi falënderim kryesisë së MPB-së për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.