Donacion nga Ambasada amerikane në mjete mbrojtëse për organizimin e zgjedhjeve

20

Shkup, 13 korrik – Ambasada e SHBA-së në vend sot Komisionit shtetëror të zgjedhjeve i dorëzoi donacion prej 50.000 maskave mbrojtëse dhe 10.000 mjete dezinfektuese, si ndihmë dhe përkrahje në përpjekjet e Qeverisë që të mbahen zgjedhje të sigurta dhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

“Është nder që jam këtu së bashku me kryetarin e KSHZ-së, Oliver Derkovski dhe t’ia dorëzoj këtë donacion në emrin e Qeverisë së SHBA-së. Shpresojmë se ky donacion do të japë kontribut në përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të mbahen zgjedhje të sigurta në aspektin shëndetësor”; tha ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz dhe me këtë rast potencoi se SHBA-ja e përshëndet Qeverinë për përkushtimin e tyre ndaj vlerave demokratike, siç tha, madje edhe në këto kohëra të vështira.

Ajo potencoi se pajisja mbrojtëse dhe mjetet dezinfektuese janë jashtëzakonisht të kërkuara në botë gjatë kësaj pandemie, pasi, siç tha, të gjitha vendet tentojnë të siguriojnë sasi të mjaftueshme që t’i mbrojnë qytetarët e tyre.

“Ne jemi të kënaqur nga ajo që Qeveria ndërmerr masa aktive që të mundësojë të mbahen zgjedhje të sigurta dhe t’i mbrojë qytetarët dhe personat të cilët janë përfshirë në organizimin e procesit zgjedhor”, tha ajo, duke shtuar se kjo është posaçërisht e rëndësishme edhe për shkak të asaj se këto janë zgjedhjet të para që organizohen në vend në kushte të pandemisë.

SHBA-ja, tha ambasadorja amerikane, “mbetet e përkrahës i përkushtuar i partnerit tonë Maqedonisë së Veriut – NATO aleat i ynë i ri në ballafaqimin me këtë krizë globale”

Kryetari i KSHZ-së Derkovski iu falënderua Ambasadës amerikane për përkrahje të Komisionit me këto materiale të domosdoshme sanitare.

Ai ka shfaqur shpresë dhe bindje se bashkëpunimi i KSHZ-së dhe Ambasadës amerikane edhe në të ardhmen do të vazhdojë, siç tha, në këtë drejtim, si dhe më parë.

Comments are closed.