Eurokomisari për Politikë fqinje dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, i cili prej dje është për vizitë në Republikën e Maqedonisë, sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të dorëzojë certifikata për dhurimin e 33 automjeteve të terrenit. Prej tyre, 31 dedikohen për nevojat e Policisë kufitare të MPB-së dhe dy automjete terreni janë për nevojat e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK). Siç kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup, automjetet janë furnizuar përmes fondit të BE-së “Masa speciale” qëllimi i së cilës është mbështetja e institucioneve qeveritare në nivel nacional dhe lokal. Automjetet janë për terrene të cilat janë të vështira për t’u qasur dhe kanë kapacitet për shtatë nëpunës policorë. “Donacioni do t’u mundësojë institucioneve nacionale t’i rrisin angazhimet e tyre në menaxhimin e emigrimit dhe në luftën me kontrabandimin e emigrantëve dhe krimit ndërkufitar”, informoi Delegacioni i BE-së në Shkup. Në dorëzimin e donacionit në MPB janë paralajmëruar fjalime të eurokomisarit Han, ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe drejtorit të QMK, Agron Buxhaku.