Dominojnë “Liria” dhe “Tefejuzi”

Shkup, 6 mars – Klubi i Mundjes “Liria” dhe “Tefejuz”, kanë dominuar në kampionatin zgjedhor, i cili të shtunën u mbajt në Radovish në konkurrencë të kadetëve dhe seniorëve. Të dyja klubet nga Shkupi kanë arritur të dalin me nga pesë tituj të kampionit. “Liria” dominoi në kategorinë e seniorëve me pesë tituj të kampionit, kurse “Tefejuzi” gjithashtu fitoi pesë tituj të kampionit, por në kategorinë e kadetëve.

Derisa, në plasmanin gjeneral në kategorinë e seniorëve “Liria” u plasua në pozitën e parë me gjithsejtë 36 pikë, pesë më shumë se “Tefejuzi”, ndërsa në kategorinë e kadetëve, “Tefejuzi” me 40 pikë u rendit në pozitën e parë, ndërsa në pozitën e dytë përfundoi “Liria” me 28 pikë. Nga të dyja ekipet janë shprehur të kënaqur me rezultatet e arritura, ndërsa theksojnë se pesë kampionët e tyre, me automatizëm kanë siguruar vend në përfaqësuesen e Maqedonisë.  (koha.mk.)

Kampionët e KM “Liria”

Elmedin Sejfullahu 61 kg
Riad Rexhepi 65 kg
Orhan Xhaferi 63 kg
Astrit Ismaili 69 kg
Ramazan Bakija 125 kg
Kampionët e KM Tefejuz

Behar Mahmuti 70 kg
Bunjamin Nuishi 74 kg
Idriz Idar 42 kg
Aid Salihasi 46 kg
Bajram Ajdari 76 kg