Domatja është e pasur me antioksidantë të cilët rigjenerojnë lëkurën tuaj. Prandaj, maska nga domatja është e përsosur për lëkurën e fytyrës suaj. Për të përgatitur maskën, juve ju duhen 2 lugë të mëdha lëng domatesh të freskëta dhe një lugë mjaltë. Përzini të dy përbërësit mirë dhe maska juaj është gati. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta deri sa të thahet. Kjo maskë është efikase edhe për largimin e puçrrave të zeza.