Domatet mund ta zhdukin kancerin e stomakut, thotë studimi i fundit. Fruti popullor mesdhetar pengon rritjen e qelizave të kancerit kur hahet në tërësi, kanë thënë hulumtuesit. Kjo gjetje ka hudhur poshtë hulumtimet e mëparshme që thoshin se vetëm një kemikale tjetër kishte dobi në luftimin e kancerit. Hulumtuesit kanë analizuar domaten në tërësi për aftësinë që mund të ketë në trajtimin e kancerit të stomakut dhe rezultatet ishin mahnitëse.