Adhuruesit e fjalës së shkruar kanë mundësi që ta blejnë librin “Në blerimin e luleve” te poetit nga Sllupçani që jeton në Shkup, Qerim Bajrami.
Ky është libri i dytë i poetit Bajrami.Recezenti Sevdail Demiri, shkruan se poezia e Qerim Bajramit vjen si një blerim i vërtetë artistik në arealin e poezisë bashkëkohore shqipe.
Ajo përshkon hallet e problemet e jetës, dashurinë dhe marrëzitë e kësaj bote, bashkë me ndjesinë e thellë për ta kultivuar mirënjohjen e pashoqe ndaj vendlindjes, aty ku guri peshon më së rëndi.
Prej këtu, vargjet e Qerimit shtegtojnë gjithandej shkrepave të Atdheut, për të gjetur shtratin në malet e Karadakut, mbi Gurin e Shqipes e mbi Sllupçan… Andaj, me këtë përmbledhje poetike, emri i Qerim Bajramit, me të drejtë mund të vuloset në antologjinë e poezisë karadakiane.(koha.mk)