Shkup, 4 shtator – Kryeministri Zoran Zaev, sot duke i komentuar dokumentet të cilat i publikoi “Uikiliks”, se që në vitin 2008 është pranuar emri “Republika Veriore e Maqedonisë”, deklaroi se kjo është edhe një arsye më tepër për tu bashkuar të gjithë dhe të sigurojmë një ardhmëri më të sigurt për shtetin, njofton Gazeta KOHA.
“Besoj se dëshmitë e tilla që dalin në opinion do të jenë edhe një arsye të gjithë bashkë të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Maqedoninë”, tha Zaev.