Stafi i një spitali në Manchester po hetohet mbi raportet, që iu qasen të dhënave mjekësore të Sir Alex Ferguson, ndërsa ky i fundit ishte i shtruar dhe u mjekua atje me hemoragji cerebrale. Ish-trajneri i famshëm i “Djajve të Kuq” kreu një operacion emergjent në spitalin “Royal Salford”, në maj, pasi pati hemorragji të trurit.
Disa punonjës të këtij institucioni mjekësor janë nën hetim në lidhje me shkeljen e privatësisë së informacionit, thanë burime nga vetë spitali. “Kemi kërkuar falje pa rezerva ndaj pacientit dhe familjes së tij”, – tha ky burim.
“Sunday Times” raportoi se dy mjekë, një konsulent i lartë dhe të paktën dy infermierë iu qasën të dhënave mjekësore të Sir Alex, pavarësisht se nuk ishin përgjegjës për kujdesin ndaj tij. Sir Alex, 76 vjeç, u pranua në “Salford Royal” më 5 maj dhe ishte nën kujdes intensiv deri në daljen nga spitali, në qershor.
Më vonë, ai lëshoi një video-mesazh, duke falënderuar stafin e spitalit për trajtimin e tij. “Pa ata njerëz, që treguan një kujdes kaq të madh, nuk do të isha këtu sot”, – tha ai. Një zëdhënëse e Fondacionit “Salford Royal NHS Trust” nuk pranoi të konfirmonte identitetin e pacientit të përfshirë, por tha se hetimi ishte në proces.
Dr. Chris Brookes, zyrtari më i lartë mjekësor për grupin mjekësor në fjalë, i cili drejton “Salford Royal”, tha: “Ne mund të konfirmojmë se një numër personash të stafit të spitalit tonë janë subjekt i hetimeve në lidhje me shkelje të privatësisë së informacionit. Të gjithë pacientët tanë kanë të drejta.
Informacioni i tyre duhet të ruhet në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme. Ne e marrim konfidencialitetin e pacientit me seriozitet, prandaj do të ndërmarrim veprimet e duhura për të siguruar që stafi të kuptojë seriozitetin e aksesit të paautorizuar”.