Kur një doktorësh nga Ontorio, Kanada u përball me sjellje të papërshtatshme të pacientëve, ajo përdori mediet sociale për të folur për këtë problem
“Është e lodhshme. Unë jam doktoresha e juaj. Unë duhet të jem afër fytyrës tuaj për të kryer punën time, të sigurohem që ju jeni të shëndetshëm. Mos më pyesni nëse kjo është pjesa ku ne fillojmë të puthemi, mos më ndjekni në rrjetet sociale, mos më shkruani çdo ditë duke u munduar të njoftoheni me mua”, tha ajo. Jennifer, një teknike e laboratorit në Amerikë, bën analizat e gjakut të pacientëve.
Gjatë periudhës 12 vjeçare sa ka punuar, ajo ka qenë e ngacmuar nga pacientët e saj pa ndalur. “Ata shpesh mundohen të shikojnë brenda bluzës time, kurse një tjetër më shtrëngoi gjoksin aq fort sa më la shenjë”, tha ajo. Meqenëse ajo ka përjetuar shumë abuzime të tilla në vendin e punës, ajo ka një këshillë për koleget e saj që përballen me sjellje të pahijshme.
“Bëj kontakt me sy, pastaj me zë të lartë dhe të rreptë thuaj atyre të largojnë dorën nga trupi yt. Kjo i bën dy gjëra: Së pari, i tregon pacientit se ti nuk e pranon këtë abuzim. Së dyti, ti mund t’i lajmërosh kolegët e tu se ke nevojë për ndihmë”. “Mundohu të qëndrosh e qetë dhe të mos e përkeqësosh situatën fizikisht”, ka thënë Jennifer.