Në Bullgari së fundmi është zbuluar rrjet mashtrimi që për para ka falsifikuar certifikata me origjinë bullgare, ku përmes Bullgarisë është fituar shtetësi nga BE-ja, që siç shkruan Dojçe Vele, “mund të blihet edhe ilegalisht”.
Shtetësitë e BE-së apo lejet evropiane për qëndrim, bien në ato që më vështirë mund të fitohen në botë dhe oferta më e madhe ka sjell deri në krijimin e tregut ilegal, ku nëpunës të korruptuar nga shumë vende të BE-së, fitojnë para me dokumente të falsifikuara, shkruhet në tekst.
“Dhe kjo sikur nuk mjafton dhe shumë vende të BE-së duan zyrtarisht të arrijnë deri te fitimi i madh dhe nga emri ‘Viza e artë’ nisin me shtetësi dhe leje për qëndrim, duke depozituar miliarda”, shkruhet më tej në artikullin e Dojçe Veles.
Rasti i fundit i makinacioneve të palejuara, është shënuar në Bullgari.
Në fillimin e javës së kaluar, në Bullgari, janë arrestuar njëzet nëpunës të cilët një kohë të gjatë kanë dhënë dëshmi për origjinë bullgare për qytetarë të Maqedonisë, Moldavisë dhe Ukrainës, duke fituar në këtë mënyrë miliarda euro.
Ata që kanë dëshmi të tillë, sipas ligjit mund të fitojnë shtetësi bullgare.
Për dhënien e certifikatave është angazhuar Zyra bullgare në diasporë SABA. Në fillim të javës është ndërruar shefi i asaj Zyre, Petar Haralampiev, politikan nacionalist, i cili konsiderohet si prijës i rrjetit korruptiv. Ajo që deri tani nuk ka ndodhur burgosja e tij është me siguri pjesë e luftës interne të fuqisë në qeveri, qëndron në tekstin.
Madje, Bullgaria nuk është shtet i vetëm i kësaj dukurie.
Sipas hulumtimeve të mediave lokale, në Rumani dhe Hungari gjatë vite po zhvillohet trafikimi me certifikata të rrejshme për origjinën.
Sistemi që në BE quhet “Viza e artë” nuk është diçka me dimensione të vogla. Sipas atij sistemi, shtetësia nga ndonjë vend i BE-së, apo leje qëndrimi të përhershëm, mund të firojë secili që do të paguajë apo investojë mjaftueshëm.
Gjysma e shteteve të BE-së, mes të cilëve Bullgaria, Greqia, Britania e Madhe, Letonia, Lituania, Malta, Austria, Portgualia, Spanja, Hungaria dhe Qipro, ofrojnë programe të tilla.
Kësisoj në vitet e kaluara janë blerë më së paku 6.000 shtetësi dhe 100.000 leje për qëndrim, përcjellin Organizatat “Transparens interneshnëll” dhe “Globarl vitnes” në raportin e përbashkët të publikuar në fillim të muajit të kaluar.
Të ardhurat e përgjithshme nga dokumentet e shitura arrin më së paku 25 miliardë euro.
Programi “Viza e artë” e nxit larjen e parave dhe u mundëson strehim biznesmenëve kriminal, theksojnë dy Organizatat, duke rekomanduar që BE urgjentisht të heq atë praktikë, shkruan Dojçe Vele.