Dogana sekuestron 12 kg tableta ekstazë në vlerë prej 200 mijë euro

Inspektorët nga ekipet mobile të Drejtorisë doganore konfiskuan 26 mijë tableta ekstaza me peshë totale rreth 12 kilogramë, 84 gramë kokainë dhe 31 gramë marihuanë, në vlerë të llogaritur prej 200 mijë euro, të cilat do të shpërndaheshin në vend. Janë bërë kontrolle shtesë në disa lokacione dhe kundër tre personave është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike.