Shkup, 9 nëntor – Drejtoria e doganave sot para komunitetit afarist e prezantoi udhërrëfyesin sipas të cilit do të ndërrohen rregullat në punën doganore në periudhë prej pesë viteve. Në prezantim, kumtoi Drejtoria e doganave, është prezantuar vizioni për Rajonin CEFTA dhe integrimin e tij në zonën ekonomike, e cila deri në vitin 2023 pritet të shndërrohet në union të vogël. si hap i domosdoshëm për t’u siguruar përparim më i shpejtë dhe më i madh për rajonin, me mbështetje të fuqishme të BE-së dhe Bankës botërore.
Në prezantimet për zonën rajonale ekonomike CEFTA, koncepti për operator rajonal ekonomik, procedurat më të thjeshta, transiti dhe prejardhja e mallrave, është paralajmëruar heqje graduale e miratimeve për procedura më të thjeshta doganore dhe kalim i konceptit të operatorit të autorizuar rajonal ekonomik që do të njihet në suaza të CEFTA-s, pranim i ndërsjelltë i dokumentevedokumenteve tejkufitare, bashkim i agjencive kufitare dhe menaxhim i përbashlt me rrezik, shkurtim i procedurave dhe këmbim i informatave, vendosje e kumulacionit të plotë të prejardhjes në suaza të CEFTA-0, monitorim i barrierave jodoganorem integrim digjital përmes vendosjes së softuerit të ri kompjuterik me nënshkrim elektronik të dokumenteve, promovim të investimeve rjaonale dhe lëvizje e lirë e profesionistëpve përmes njohjes së ndërsjelltë të diplomave.
Në prezantim, siç kumtojnë nga Drejtoria e doganave, u potencua edhe nevoja që kompanitë me kohë t’i bëjnë adaptimet në mënyrë që të mbijetojnë në luftën konkurruese dhe të imponohen si të suksesshme në nivel rajonal.
Në këtë drejtim edhe Drejtoria e doganave përmes rrejdhës së re të përpunimit të planit strategjik do të definojë qëllime të qarta për përballje me sfidat e reja, Tashmë janë inicuar ehde takime joformale me drejtorët nga vendet e rajonit CEFTA, nga të cilët i pari do të mbahet në Maqedoni.
Drejtori i Drejtorisë së doganave në fjalimin e vet para të pranishmëve edhe njëherë e konfirmoi gatishmërinë e Drejtorisë së doganave çdoherë t’i mbështesë kompanitë në lëvizjet e tyre të reja zhvillimore përmes këshillimit dhe informimit.