Shkup, 9 nëntor – Zv/drejtori i Drejtorisë doganore, Lavdrim Veliu dhe Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Aziz Pollozhani sot kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim mes veti.
Ky memorandum shpreh qëllimin e palëve nënshkruese për bashkëpunim të ndërsjellë në vënien e bashkëpunimit afatgjatë në sferën e teknikës, arsimit dhe kulturës përmes organizimit dhe realizimit të arsimit praktik për studentët e Universitetit në kuadër të veprimtarisë dhe hulumtimeve shkencore në sferën e punës doganore, njofton Medial.mk.