Banja Llukë, 20 nëntor – Anëtari serb i presidencës boshnjake prej tre anëtarëve, Millorad Dodiq sot i bëri thirrje Bashkimit Evropian t’i ndajë Bosnjë e Hercegovinës status së vendit kandidat për anëtarësim, duke theksuar se është koha që gjykatësit ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare ta lëshojnë vendin.
Didiq së bashku me dy anëtarët e tjerë të Presidencës së BeH-së. boshnjakun Shefik Xhaferoviq dhe kroatin Zheljko Komshiq, sot zyrtarisht do ta marrin detyrën në ceremoninë në Sarajevë.
Bosnja e Hercegovina kanë parashtruar kërkesë për pranim në BE në vitin 2016, por Brukseli konsideron se ngec me reformat e nevojshme për ndarjen e statusit kandidat për anëtarësim.
Dodiq vitin e kaluar ishte vendosur në “listën e zezë” të SHBA-së, nën akuzë se e prish Marrëveshjen e Dejtonit.