Anëtari serb i Presidencës të BeH Milorad Dodik tha se ekziston konsensus për rrugën drejtë Bashkimit Evropian, por nuk ka nevojë të flitet në rrugën drejtë NATO-s.
“Mendoj se këtu në Komisionin Evropian e kuptojnë këtë, por mbetet problemi me partneritetin në Sarajevë të cilët duan me kushtëzimin ta zgjidhin çështjen për funksionimin e pushtetit”, tha Dodik për RTRS pas takimit me komisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han.
Ai shtoi se në takim nuk ka pasur konkluzione të rëndësishme apo elemente obliguese për BeH në këtë takim.
Sipas tij, anëtarët kroat dhe boshnjak i Presidencës, Zhelko Komshiq dhe Shafik Xhaferoviq, kanë potencuar se ata janë për rrugën e BeH dhe në BE dhe NATO, ndërsa ai theksoi se është për bashkëpunim vetëm në rrugën evropiane.
Presidenca e BeH kumtoi se në takimin me Hanin është shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e Bashkimit Evropian dhe institucionet e saj për integrimet evropiane të BeH, si dhe për përpjekjet në mandatin paraprak të KE-së, BeH të bëjë arrijë rezultate të rëndësishme në rrugën drejtë BE-së.(koha.mk)