Bosnja dhe Hercegovina do të vazhdojë të mos e njohë shtetësinë e Kosovës. Kjo u konfirmua edhe njëherë sot në seancën e rregullt të Presidencës së këtij shteti.
Anise anëtari kroat, Zheljko Komshiq dhe kryesuesi boshnjak Shefik Xhaferoviq votuan që Bosnja ta njeh Kosovën kjo nuk u aprovua. Kjo pasi kundër ishte anëtari serb i presidencës Millorad Dodik.
Megjithatë vendimi për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme.
Ky zhvillim i së premtes, në presidencën Boshnjake në Sarajevë, u prit me dëshpërim nga boshnjakët që jetojnë në Kosovë.