Ka vite që këndon dhe është një nga kultivuesit e muzikës shqipe në gjitha eventet që këndon, Dod Kalaj vjen në një bisedë shumë të sinqertë për gazetën KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Muzika në jetën time zë vend të veçantë, sepse është për mua gjithçka.
KOHA: Zgjohesh me këngë në mëngjes?
Po zgjohem madje gjithmonë.
KOHA: Hiti yt i preferuar?
Unë kam shumë preferenca mirëpo kohëve të fundit më është fiksuar kënga e Sinan Vllasaliut “Plagët e lirisë”.
KOHA: Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?
Po jam duke punuar për këngët e reja dhe shpresoj që do ti lansoj sa më shpejtë.
KOHA: Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe?
Unë qysh në moshë të re merrem me muzikë dhe kam kultivuar një muzikë të mirëfilltë shqiptare tipike folklorike dhe gjithashtu trashëgimi familjare ndërsa fillimet e karrierës time kanë qenë sikur për çdo njeri në fillim të vështira por jam shumë falënderues për mbështetjen e familjes e po ashtu edhe miqve mos të harroj me cek që mbështetjen më të madhe që kam pasur dhe do ta kem është publiku ai i cili të jep forcë për të vazhduar më tutje.
KOHA: Mendon se ia “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?
Në shumicën e rasteve mendoj se po sepse vet mbështetja e tyre nënkupton që ju ka pëlqyer muzika ime. E sa i përket profesionit mendoj në të ardhmen mirëpo edhe ajo ka të bëj me muzikën sepse unë kam përfunduar fakultetin e Akademisë së arteve muzikore.
KOHA: Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?
Lexoj, shikoj filma, mirëpo në shumicën e rasteve këndoj.
KOHA: Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete? Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit?
Në jetë është familja shumë e rëndësishme kur jam në shtëpi merrem vetëm me përkujdesin maksimal ndaj familjes problemet e punës i lë jashtë. Kuzhinën nuk e njoh aq mirë mirëpo mundohem ndonjëherë ushqimin që e kisha përgatitur pa përtesë ndoshta do të ishe Lazanje.
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Vendi më i bukur më i çmuar vend për të cilin të gjithë kemi mall dhe dashuri është Kosova.
KOHA: Hera e fundit kur ke qenë në pushime?
Pushimi i fundit ka qenë para 6 muajve.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Familja në rend të parë pastaj çdo gjë që është e bukur është lumturi.
KOHA: Defekti juaj kryesor?
Përtoj të zgjohem në mëngjes.
KOHA: Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Unë fal shumë, sepse ne nuk jemi askush të gjykojmë për gabimet e të tjerëve.
KOHA: Hera e fundit që u përlotët?
Nuk mbaj mend.
KOHA: Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Me asnjë nuk e kam menduar
KOHA: Udhëtimi juaj i preferuar?
Udhëtimi për vendlindje.
KOHA: Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Dritero Agolli, Esad Mekuli, Ismail Kadare.
KOHA: Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?
Morali.
KOHA: Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
Shumë këngë të ndryshme.
KOHA: Ngjyra juaj e preferuar?
E kaltërt.
KOHA: Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Suksesin tim më të madh i konsideroj dy këngët e mija të para Zemrën le rehat dhe Si yll je ti.
KOHA: Pija juaj e preferuar?
Vera.
KOHA: Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Nuk pendohem për asgjë.
KOHA: Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Padrejtësinë.
KOHA: Frika juaj më e madhe?
Nuk frikësohem nga asgjë përveç Zotit.
KOHA: Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Në asnjë rast.
KOHA: Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Jo.
KOHA: Cila është motoja juaj?
Beso në atë që mund të besh.
KOHA: Si do të dëshironit të vdisnit?
Ajo ditë të gjithëve na pret si ka thënë Zoti.
KOHA: Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Nuk do ti thosha asgjë nga mahnitja dhe lumturia.