Ftoi është një frut i pazakontë që lidhet ngushtë me mollët dhe dardhat. Vlera e kësaj peme si ushqim daton që nga e kaluara e largët. Ai ndihmon si preventivë kundër kancerit, ndihmon në humbjen e peshës, përmirëson sistemin e tretjes, ul kolesterinën, forcon sistemin imunologjik, qetëson inflamacionet, ul tensionin e gjakut, parandalon alergjitë dhe ndikon për qarkullim më të mirë të gjakut, transmeton KosovaPress. Ftoi është i pasur me vitamina A, B dhe C, fibra dhe minerale si kaliumi, bakri, seleni, zinku, fosfori, kalciumi, hekuri dhe magnezi. Përmban sasi të vogla yndyre dhe vlera e tij ushqyese ndikon pozitivisht në shëndet. Këto janë dobitë që sjell konsumi i ftoit:
– Ndikon në qarkullim dhe shëndetin e flokëve
– Ndihmon në humbjen e peshës
– Shëron ulcerën
– Zbut reaksionet alergjike
– Ndihmon te sëmundjet gastrointestinale
– Parandalon kancerin
– Ul tensionin e gjakut
– Ndikon kundër inflamacioneve
– Ruan shëndetin e lëkurës
– Forcon sistemin e imunitetit