Ai ka fituar vendin e parë në spektaklin e bukurisë ‘Miss&Mister Suisse Francophone’ këtë vit dhe është shqiptari i parë që ka fituar këtë spektakël. Kenan Murseli nga Kosova duket se nuk do të ndalet me kaq, pasi do të vazhdojë sukseset në fushën e modës edhe pse tashmë e ka si prioritet të dytë. Ai flet në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar mbi rrugëtimin e tij…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Është privilegj apo përgjegjësi fitorja e vendit të parë në këtë spektakël?
Është privilegj, sepse nuk e kam pritur këtë vend edhe pse shumë e kam dashur.
KOHA: Ti si shqiptarë si ndihesh?
Ndjehem krenarë në vetvete edhe gjithë shqiptarëve që arrin diçka në vendet e botës krenohem që jam shqiptarë.
KOHA: Konkurrenca ka qenë jashtëzakonisht e madhe, si mendon se ja ke dalë?
Me gjithë fjalën shumë bukur por si themi ne shqiptarët me punë i arrin të gjitha.
KOHA: E tash pas spektaklit, cilat janë synimet tua në fushën e modës?
Më kanë ftuar në Mister global në Tajlandë për të përfaqësuar Zvicrën dhe shpresoj që mund të marr ndonjë vend dhe atje.
KOHA: A do jetë profesion primar apo sekondar?
Për momentin është sekondar, por shpresoj se do jetë primar.
KOHA: Sa kohë kalon zakonisht në shtrat?
Prej 6 deri 8 orë.
KOHA: Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë i kalon në gjumë?
Në të shumtën e kohës 5-6 orë.
KOHA: Preferon të flesh me pizhame, të brendshme, apo…?
Të brendshme.
KOHA: Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh Tv apo…? Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Lexoj, përdori rrjete sociale dhe …
KOHA: Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Në krahun e djathtë.
KOHA: Të qëllon që kur je me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Bisedë jetesës private.
KOHA: Preferon të mbulohesh pak apo shumë?
Pak.
KOHA: A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Flas në të shumtën e kohës për projektet e mia.
KOHA: A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Jo e kam pasion gjumin.
KOHA: Çfarë urren më shumë në shtrat kur je me dikë tjetër?
Të flas shumë.
KOHA: Kur je vetëm, të ka ndodhur të zgjohesh duke shtrënguar jastëkun?
Jo.
KOHA: Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën përpara se të shtrihesh?
I kushtoj rëndësi pastërtisë para gjumit.
KOHA: Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Marr një kafe.
KOHA: Çfarë nuk të pëlqen kur je duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Pastërtia dhe vendi i vogël.
KOHA: Të ka ndodhur të zgjohesh në shtratin e dikujt e të thuash: “Çfarë dreqin dua unë këtu”?
Po.
KOHA: Ku preferon të flesh përveç krevatit tënd, në divan apo në dhomën e prindërve?
Në divan.