Mbijetesa e tartufit të zi është kërcënuar seriozisht nga ndryshimet klimatike që rezultojnë nga ngrohja globale, kështu që hulumtuesit thonë se sipas vitit 2100 ky produkt i shijshëm mund të zhduket plotësisht. Por le të shohim se si është e mundur dhe sa para rrezikojmë të humbasim
Tartufi është përfshirë në listën e atyre qe duhet tu themi lamtumirë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe se ne jemi përgjegjës për ato. Kjo është ajo që hulumtuesit në Universitetin e Stirling thonë në studimin e tyre me titull “Një vlerësim i rrezikut të sektorit të tartufit të zi të Evropës nën parashikimin e ndryshimeve klimatike” botuar në revistën Science of the Total Environment.
Por si është e mundur?
Lamtumira e tarutfit! Sipas shkencëtarëve, industria fitimprurëse e tartufit është e destinuar të zhduket brenda dy gjeneratave për shkak të ndryshimeve klimatike. Në të ardhmen e afërt do të duhet të jetojmë së bashku me një klimë më të ngrohtë dhe më të thatë, që do të çojë në rënien e tartufëve që mund të përshpejtohen edhe nga faktorë të tjerë, si valët e nxehtësisë, zjarret e pyjeve, dëmtuesit dhe sëmundjet.
Tartufi i zi është shumë e kërkuar në Europë. Kur flasim për zhardhokun e zi, Tuber melanosporum, ne i referohemi një produkti që kushton më shumë se 1.100 euro një kilogram dhe kjo që llogaritet mund të çojë në të ardhura vjetore prej 5 miliard euro në 10-20 vitet e ardhshëm.
Sa kohë mbetet
Duke marrë parasysh parashikimet klimatike, ngrohjen globale dhe thatësirën, shkencëtarët vlerësojnë se midis viteve 2071 dhe 2100 ne do të humbim mes 78- 100% të prodhimit të tartufit. “Por nëse marrim parasysh faktorë të tjerë, si valët e të nxehtit, zjarret në pyje, thatësirën, dëmtuesit dhe sëmundjet, rënia e tartufit mund të përshpejtohet edhe më shumë,” shpjegojnë ekspertët.
Një dëm i rëndësishëm ekonomik
Nëse zhdukja e specieve të kafshëve nuk na mërzit, në qoftë se shkatërrimi i habitateve dhe ekosistemeve nuk na intereson, nëse klima e çmendur nuk na shqetëson, ndoshta humbja e miliarda eurove që lidhen me tartufin do të na bëjë të hapim sytë mbi efektet e ngrohjes globale dhe ndryshimet klimatike.