Bruksel, 15 dhjetor – Kryetari i Komisionit evropian Zhan Klod Junker premtoi se do të vishet me të zeza si shenjë të zisë, nëse liderja e “Frontit Popullor” ekstrem të djathtë, Marin le Pen fiton në zgjedhjet presidenciale në Francë. “Atëherë do të vishem në të zezë në shenjë të zisë”, iu përgjigj Junker pyetjes se çka do të bëjë nëse Marin le Pen bëhet presidente, në intervistë për televizionin gjerman Cet-De-Ef, të realizuar në Bruksel. Të gjitha hulumtimet sociologjike deri tani tregojnë se Marin le Pen do të merr pjesë në zgjedhje, por do të mundet në rrethin e dytë të zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen vitin e ardhshëm.