Shkup, 4 prill – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski u takua me komisarin e lartë të pakicave kombëtare në OSBE, ambasadorin Lamberto Zanier, i cili qëndron për një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aktivitetet në sferën e avancimit të të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive pakicë, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe për çështje më aktuale të agjendës të OSBE-së.
Zhernovski informoi për aktivitete reformatore të orientuara drejt integrimit në NATO dhe në BE, për votimin e Ligjit për mbrojtjen e diskriminimit, për përgatitjen e Strategjisë së re për një shoqëri për të gjithë si dhe për procedurën e formimit të Ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive.
“Integrimi në NATO dhe në BE na bashkon edhe mbi bazë etnike, e bën shoqërinë tonë më të fortë, ndërsa institucionet tona më stabile. Ky projekt është shumë më i rëndësishëm se sa betejat ndërpartiake sepse paraqet një investim për një të ardhme prosperuese dhe të qëndrueshme për brezat e tanishëm dhe brezat e ardhshëm”, theksoi Zhernovski në takim.