Shkup, 4 dhjetor – Nxënësit e Maqedonisë kanë shumë lëndë mësimore, pasi në arsim u eksperimentua shumë. Maqedonisë i duhet sistem arsimor i cili në të ardhmen vetëm do të përmirësohet. Këtë sot e tha kryeministri Zoran Zaev, në Konferencën për arsim e organizuar nga UNICEF-i.
“Vitin e ardhshëm do të fillojë edhe pajisja e shkollave fillore dhe të mesme me laborator bashkëkohor, që do të në përmirësimin e arsimit praktik dhe rritjen e interesit të nxënësve për përmbajtjen e lëndëve. Gjithashtu planifikojmë ta ulim numrin e lëndëve mësimore. Nxënësit të mund ti arrijnë diturit kryesisht në shkollë, që të kenë më shumë kohë të lirë në shtëpi, njëkohësisht të çlirohen nga presionet psikologjike”, tha Zaev.