Shkup, 1 dhjetor – Qyteti i Shkupit, këshillat e komunave, dhe Qeveria nga 1 janari i vitit 2018 duhet t’i konfirmojnë çmimet e reja të ujit në bazë të tarifave që i përcaktoi Komisioni Rregullator për Energjetikë për 37 ndërmarrje ofruese të shërbimeve të ujit. Sipas vendimeve të përpiluara në një pjesë propozohet ulje, ndërsa në pjesën tjetër rritje të çmimeve ekzistuese, derisa në disa komuna, si qyteti i Shkupit, për shembull, banorët do të paguajnë edhe shërbim shtesë për pastrimin e ujërave të zeza.
Çmimi i ujit në Shkup, sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, që, së bashku me vendimet e tjera, sot në konferencë për shtyp i sqaroi kryetari i KRRE-së, Dimitar Petrov, duhet të lëvizë mes 30,54 dhe 34,80 denarë. Tarifa mesatare për qytetin e Shkupit arrin 32,68 denarë për metër kub ujë të shfrytëzuar. Çmimi i deritanishëm mesatar arrin 21,39 denarë. Kësaj i shtohet edhe taksa e re që shkupjanët do ta paguajnë nga viti i ardhshëm për pastrimin e ujërave të zeza që sipas propozimit të KRRE-së arrin 2,04 denarë për metër kub.
Siç theksoi Petrov, NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” ka kërkuar ulje të çmimit për 3,182 për qind, ndërsa Komisioni Rregullator me vendimin ka konfirmuar ulje të çmimit për 2.08 për qind konform tarifës minimale.
“Çmimi i ujit në Shkup në vitin 2018 do të ulet derisa nuk vendoset tarifë për pastrimin e ujit”, theksoi Petrov.
Petrov sqaroi se tarifat e konfirmuara nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë, konform Metodologjisë, janë tarifa mesatare, që do të thotë se ofruesit e shërbimeve të ujit, në kornizat e konfirmuara, vetë do ta përcaktojnë lartësinë e tarifave sipas kategorive të konsumatorëve – amvisërive të të tjerave.
Komisioni Rregullator për Energjetikë i konfirmoi tarifat krahas për vitin 2018 dhe për 2019 dhe për vitin 2020 ndërmarrjet të cilat janë ofrues së shërbimeve të ujit në rajonet me mbi 10.000 banorë në të gjitha tetë rajonet planore në RM.
Për shtatë nga këto ndërmarrje vendimin e merr Qeveria, ndërsa për 30 pushteti lokal.
Në rast se këshillat vendosin për çmime më të larta nga tarifat e konfirmuara duhet të parashtrohen kërkesa shtesë deri te Komisioni Rregullator për Energjetikë.