Shkup, 22 mars – Në Drejtorinë Doganore të Republikës së Maqedonisë mbahet takim pune me mbështetjen e Projektit për zhvillim ekonomik rajonal të financuar nga USAID-i nga i cili do të pritet të dalin këshilla dhe rekomandime të dobishme për aktivitetet e ardhshme të thjeshtëzimit të procedurave dhe avancimin e sistemit për leje tranzitore të eksportit dhe importit në vend, përmes ndryshimit të dispozitave, si dhe lehtësim i procedurave.
Në takim, siç kumtoi Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë, marrin pjesë përfaqësues të anëtareve të Trupit këshillëdhënës dhe përfaqësues të institucioneve kompetente të involvuara, shkëmbehen informacione për statusin e tanishëm të procedurave të zbatuara në kufi, zbatimi i masave jotarifore, funksionalitetet e sistemit të ri për përpunim të deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizave implementimi i të cilave është në fazën e finalizimit, formalitetet rreth lëshimit të lejeve për procedurë doganore, dispozitat e zbatuara ligjore, aktivitetet vijuese dhe të ardhshme për reformimin e sistemit të licencave dhe inspektimeve kufitare.