Shkup, 18 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se në takimin e sotëm me ministrin e Kulturës Asaf Ademin do të shqyrtohen ankesat për Konkursin vjetor për financimin e projekteve nga fusha e kulturës për vitin 2019.
“Anulimi dhe shqyrtimi i të gjithë të pakënaqurve nga konkursi është diçka që është konfirmuam edhe unë edhe ministri. Ministri kishte probleme të caktuara shëndetësore, por tani është kthyer. Sot kam takim me të që t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet juridiko-formale që të mundemi opinionit t’ia bëjmë me dije hapat e ardhshëm. Duhet të shohim nëse ekziston përgjegjësi dhe si është bërë ndarja e projekteve. Këtë do ta bëjmë në mënyrë transparente”, tha Zaevi në përgjigjen e pyetjes pas prezantimit të pakur shkencor-teknologjik në Shkup.