Ylli i Çellsit, Eden Hazard, ka ofruar shpresë të re për tifozët, se ai do të nënshkruajë një kontratë të re me “Blues”, por ende pretendon se shoku i ekipit, Thibaut Kurtoa, do të jetë i pari që do të marrë një rinovim të kontratës. Hazard ka qenë vazhdimisht i lidhur me Real Madridin, duke u raportuar të enjten dhe duke sugjeruar se ai kishte rënë dakord për një lëvizje në Spanjë. Por, sulmuesi, i cili mori pjesë në përplasjen e NBA, mes Boston Seltiks dhe Filadelfia, në Londër, së bashku me një mori emrash të tjerë të mëdhenj, edhe njëherë la të kuptohet për një marrëveshje të re me “Blues”, duke “derdhur ujë të ftohtë” mbi thashethemet rreth të ardhmes së tij. “Po”, – tha Hazard për “Mirror”, kur u pyet nëse do të firmoste një kontratë të re me skuadrën e Londrës. “Unë mendoj se Thibaut duhet ta bëjë këtë më parë. Pas tij do të nënshkruaj edhe unë”, tha belgu.
Hazard dhe Çellsi janë aktualisht të tretët në Premier Ligë, vetëm një pikë prapa Mançester Junajtedit të vendit të dytë, me 16 pikë pas udhëheqësve të arratisur të Mançester Siti. Belgu ka luajtur një rol të madh në ecurinë e klubit të tij deri më tani, këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë dy asistime në kampionat. Hazard ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale, ndërsa lojtari tjetër belg, Kurtoa, ka të mbetur vetëm një vit. Të dy lojtarët kanë qenë të lidhur gjerësisht me lëvizje në Spanjë, me portierin, madje, duke lënë të kuptohet për kalim drejt Madridit dhjetor. “Nuk është gjithmonë e lehtë, por unë do ta shihja edhe këtë”, – tha Kurtoa për situatën e tij personale, ndërsa fliste për emisionin televiziv belg, “Stadion”, në VTM. “E dija që e dashura ime donte të kthehej në Madrid, kështu që ajo ka edhe ndikimin e saj. I dua fëmijët e mi deri në vdekje”, tha Kurtoa. Hazard iu përgjigj edhe komenteve, duke thënë. “Nuk e di kush do të jetë i pari, ai që do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Çellsin. Kjo është një sekret”, përfundoi Hazard.