Marrëdhëniet miqësore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë vazhdojnë të përforcohen me realizimin e projekteve me interes e përbashkët. Do të rikonstruohet shkollë e përbashkët fillore dhe e mesme në Pustec, ku mësimi jepet në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, vendimi për rikonstruimin e shkollës është rezultati më i ri nga marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve. Vendimi është pjesë e përfundimeve të seancës së përbashkët të dy vendeve në Pogradec vitin e kaluar.
Ky vendim, siç thuhet, është rezultat i aktivitetit të mëparshëm të kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të obliguar për diasporë, Edmond Ademi në kuadër të iniciativës të Qeverisë së Shqipërisë për rindërtim të 33 shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri. Në këtë iniciativë është përfshirë edhe shkolla e mesme dhe fillore në Pustec, ku mësimi jepet në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
“Renovimi i shkollës në Pustec tashmë një periudhë më të gjatë ishte kërkesë e bashkësisë maqedonase, që jeton në Pustec, ndërsa realizimi i saj edhe njëherë i konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy shteteve, dhe konfirmon se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri janë urë për ndërtimin e marrëdhënieve të afërta”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.(koha.mk)