Strugë, 4 korrik – Për disa ditë do të shpallet tender për rikonstruimin e çatisë të Entit për Nefrologji në Strugë, paralajmëroi gjatë vizitës së sotme zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa.
Projekti për rikonstruimin e kulmit, siç theksoi, ka qenë gati që kur ai ishte drejtor i institucionit, por për shkak të zgjedhjeve është zgjatur. Potencoi se përveç kulmit do të ndërrohen edhe dyert, dritaret, dyshemetë, do të rikonstruohen sallat…
Ai përkujtoi se Ministria bën gjithçka për t’i kënaqur nevojat në institucionet shëndetësore dhe se në rrjedhë është punësimi i kuadrove profesionale atje ku ka nevojë, ndërsa paralajmëroi edhe rritje të pagave të punonjësve shëndetësor.
Shtoi se institucioni punon me 10 aparate të reja për dializë, ka nevojë për ripërtëritjen e të tjerave dhe do të kërkojnë mënyrë për furnizimin e aparateve të reja.
Në Entin për Nefrologji në Strugë në ditë në dializë shkojnë mbi 60 pacientë.