Shkup, 10 janar- Në Sistemin elektronik për furnizime publike nga tani do të publikohen edhe marrëveshjet e ndara me qëllim që opinioni të ketë verifikim në to dhe të rritet transparenca me furnizimet publike.
“Marrëveshjet do të jenë të kapshme në kuadër të vetë njoftimeve për furnizim të lidhur. Pas zbatimit të furnizimeve marrëveshjet do të publikohen në linkun si vijon: https://e-nabavki. gov. mk/ PublicAccess/ Home.aspx#/home”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Financave.