Një bandë hajdutësh ka kërcënuar, se do i priste organet gjenitale burrit në sy të bashkëshortes së tij. Çifti ka qenë në dhomën e tyre të gjumit në momentin që hajdutët kanë hyrë në banesën e tyre, dhe kanë kërcënuar me thikë, kaçavidë dhe një shkop bejsbolli çiftin. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Bradford të Anglisë. Njëri prej hajdutëve i ka kërkuar çelësat e makinës burrit përndryshe do i priste organet gjenitale. Timothy Tordoff, 26- vjeç, Wayne Coleman, 25-vjeç, dhe Yasser Nasser 26 -vjeç, Dean Coleman, 47-vjeç janë shpallur fajtor, pasi akuzohen për shumë grabitje me dhunë në Bradford.