Shkup, 9 shkurt – Do të përforcohen këshillat komunale dhe roli i tyre në mbikëqyrjen e tyre në legjislacion, mbikëqyrje dhe përfaqësim në Veles, Çair, Shën Nikollë, Valandovë, Strumicë dhe Ohër. Do të punohet edhe në raportimin e madh të kryetarëve të komunave ndaj këshillave, si dhe të komunave ndaj qytetarëve.
Kjo parashihet në kuadër të projektit “Përforcimi i këshillave komunale – faza e implementimit” të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ambasadës së Zvicrës.
Memorandum për mirëkuptim sot nënshkruan kryetarët e komunave dhe kryetarët e këshillave të komunave të Velesit, Çairit, Shën Nikollës, Valandovës, Strumicës dhe Ohrit. Në nënshkrim morën pjesë ministri i Financave dhe i Vetëqeverisjes Lokale Dragan Tevdovski dhe Suhejl Fazliu, koordinuesja e përhershme e KB-së dhe përfaqësuese e vazhdueshme e UNDP-së Luiza Uinton dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni Sibil Suter Tehada.
Tevdovski potencoi se në Buxhetin për sivjet janë paraparë më shumë mjete për komunat dhe për zhvillimin rajonal, në lidhje me vitin e kaluar. Përkujtoi se komunat kanë qasje deri te kapitali për avancimin e shërbimeve dhe infrastrukturës dhe përmes projekteve të ndara. Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP në vlerë prej 81,1 milionë eurosh dhe BE IPA grantit për zhvillim rural në vlerë prej 14,6 milionë eurosh. Këto dy projekte i zbaton Ministria e Financave dhe dedikohen për financimin e investimeve kapitale.
Ministri Fazliu theksoi se ky projekt realizohet në kohën kur u është më se i nevojshëm anëtarëve të këshillave komunale, në fillim të mandatit. Vlerësoi se përveç qëndrueshmërisë financiare dhe funksionalitetin, puna e dytë më e rëndësishme është përgjegjësia, transparenca dhe raportimi në punën e komunave.
Ai theksoi se përgjegjësinë më të madhe para qytetarëve e kanë anëtarët e këshillave sepse vendosin për sjelljen e buxhetit, por edhe për shpenzimin e parave publike, për plane të hollësishme urbanistike, për çmimet e shërbimeve, për punën e ndërmarrjeve publike në komuna, të kopshteve dhe shkollave.
Përfaqësuesja e përhershme Uinton informoi se do të ketë tre grupe të aktiviteteve, trajnim dhe shërbime këshilldhënëse për këshillat komunale në lidhje me planifikimin hapësinor dhe revizionin, ndërtimin e rrjetit kombëtar që të mund të gjithë këshilltarët të jenë të lidhur dhe të ndajnë përvoja dhe ndarje të granteve të vogla të cilat do t’ju mundësojnë këshillave komunale për të bashkëpunuar me qytetarët.
Ambasadorja Tehada potencoi se edhe pse autoritetet lokale tregojnë kapacitete për menaxhim financiar, procesi i sjelljes së buxhetit i cili duhet të jetë i lidhur me nevojat e qytetarëve, ende është një sfidë për ta. Pikërisht për këtë, siç tha, udhëzimet dhe orientimet ende janë të nevojshme.
Janë përcaktuar 60.000 franga zvicerane për çdo komunë ose gjithsej 2,1 milionë franga zvicerane për të gjitha 22 komunat gjatë tërë projektit. Njëzetë e dy komuna shtesë do të marrin mjete për përmirësimin e transparencës dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve.