Kandidatët për kryetarë komunash në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë dhe Qytetin e Shkupit sot do të nënshkruajnë Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Në pajtim me nenin 8-v nga Kodi Zgjedhor, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor nënshkruajnë Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.
Me këtë Kod pjesëmarrësit në Zgjedhjet lokale obligohen dhe o premtojnë njëri-tjetrit, por edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, se do t’u përmbahen dhe aktivisht do t’i promovojnë parimet e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.
Pjesëmarrësit në zgjedhje me nënshkrimin e Kodit qartë shprehin vullnetin ta respektojnë të drejtën e votimit, e cila është e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë. Ceremonitë e nënshkrimit të Kodit janë në organizim të komisioneve komunale zgjedhore dhe Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit. Kandidatët për kryetar komunash në Qytetin e Shkupit, Kodin do ta nënshkruajnë në selinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.