Strugë, 22 janar – Komuna e Strugës dhe ndërmarrja publike “Proakua” në periudhën e ardhshme do të kryejë zëvendësimin e tubave asbest me qëllim të furnizimit më të mirë me ujë të shëndetshëm për pirje për popullatën.
Këtë sot e dakorduan kryetari i Strugës, Ramiz Merko dhe drejtori i NP “Proakua”, Jeton Shaqiri.
Zëvendësimi, siç informon shërbimi komunal për media, do të kryhet në tre faza. Faza e parë është paraparë të fillojë menjëherë me largimin e tubacionit me diametër prej 100 centimetrave në gjatësi prej tre kilometrave në rrugën “Partizanska” me tubacion dyfish më të gjerë. Pas përfundimit të kësaj faze, vijon faza e dytë dhe e tretë me të cilat parashikohet zëvendësim i tubave asbest dyfish më të gjera.
“Kjo dukshëm do ta përmirësojë furnizimin me ujë në një pjesë të madhe të qytetit. Bëhet fjalë për tuba të vjetra, të cilat vazhdimisht dëmtohen. Me rritjen e numrit të objekteve ngarkohet edhe rrjeti i ujësjellësit dhe i kanalizimit dhe prandaj janë të nevojshme tuba me kapacitet më të madh”, kumtoi shërbimi qeveritar për media.