Shkup, 25 shkurt – Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme vendosi, që në shenjë solidariteti, të familjeve të personave që humbën jetën në aksidentin që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, tek fshati Lllaskarc, t’i japë ndihmë financiare me vlerë prej 100.000 denarësh.
“Me këtë vendim, Q yteti i Shkupit si shprehje e solidaritetit viktimave dhe të lënduarve në aksidentin rrugor në autostradën Shkup-Tetzovë, çdo familje e cila ka humbur nga një anëtar do të marrë ndihmë financiare prej 100.000 denarësh, ndërsa për të lënduarit do të ndajë nga 30.000 denarë, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Këshilli i Qytetit të Shkupit e filloi seancën e 27-të me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë.
Pesëmbëdhjetë persona e humbën jetën, në aksidentin e madh automobilistik më 13 shkurt.