Shkup, 27 mars – Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairitit me mbështetjen e Esnafit së Çarshisë së Vjetër dhe Odes së tregtarëve te RM, mori obligim para qytetarëve për t’i liruar rrugët dhe trotuaret nga të gjitha pengesat që pamundësojnë rrjedhën normale të trafikut te automjeteve motorike, çiklistëve dhe këmbësoreve.
Në afërsi të Bit Pazarit, është planifikuar vendosja e një taksi stacioni te ri, janë planifikuar drunj përgjatë rrugës, sipërfaqe të reja të gjelbërimeve dhe shtylla mbrojtëse në trotuaret në të dy anët e bulevardit. Përveç kësaj, është planifikuar edhe rregullimi dhe ndriçimi i pasazheve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Për këtë qëllim janë paraparë të largohen te gjitha tezgat e vendosura në mënyrë të paligjshme rreth Bit Pazarit dhe Çarshisë se Vjetër te Shkupit. Kjo bëhet me qëllim që të kthehen blerësit në Çarshi dhe në treg, dhe të mundësohet qasje më e lehtë deri tek tezgat dhe dyqanet ne këtë pjese. Sjellja e rendit në këtë vend do të thotë edhe siguri më e madhe dhe qytet më funksional.
Qyteti i Shkupit ka mirëkuptim për tregtaret e tezgave ilegale, e dimë qe ata investojnë shumë mund për të siguruar gjerat elementare për jete. Prandaj, në bashkëpunim me Tregun e Shkupit(Skopski Pazar) kemi siguruar qe këtyre njerëzve t’u ofrohen tezga për shfrytëzim në kuadër të Bit Pazarit te cilat do te kenë kushte të caktuara dhe me të favorshme. Për këtë qëllim, këta persona duhet të bëjnë marrëveshje me “Skopski Pazar SHA-Shkupi”, por paraprakisht duhet të paraqiten në telefonin 02 3111 880, më së voni deri më 05 Prill 2018.
Ata te cilët nuk do e bëjnë këtë dhe vazhdojnë të shesin në rrugë ose trotuar do të dënohen ne përputhje me ligjin nga organet përkatëse.
Qëllimi ynë është të ndërtojmë raport partneriteti, ku askush nuk do te dëmtohet, as tregtarët e as pjesëmarrësit ne trafik.
Shkupi është qytet për të gjithë dhe për këtë arsye ne punojmë me përkushtim për të mirën e të gjithë bashkëqytetarëve tanë. Të gjithë jemi të barabartë para ligjeve dhe të gjithë do të përfitojmë nga ky aksion i koordinuar i disa institucioneve shtetërore dhe organizatave tregtare.
Besojmë se qytetarët tanë shumë shpejt do t’i shohin përfitimet e këtij aksioni dhe se kjo iniciative do te mirëpritet nga ana e tyre, që më në fund të zgjedhim problemet me te cilat qytetaret te cilët çdo ditë lëvizin ne këtë pjese te qytetit ballafaqohen me vite.