Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona thotë se do të kishte më shumë “Topa të Artë” sesa sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe ai i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nëse do të luante futboll në ditët e sotme, transmeton zeri.info
Kur, ish-futbollisti i Napolit po luante futboll, vetëm lojtarët evropianë mund të fitonin çmimin e revistës prestigjioze “France Football”, por Messi dhe Ronaldo tani kanë nga pesë “Topa të Artë”.
“Për mua, nga ajo pak që kam parë, më të mirët janë Alfredo Di Stefani, Cruyff dhe Messi. Cristiano mund të jetë aty gjithashtu”, deklaroi Maradona.
“Për mua ishte më e vështirë”, shtoi ai.
“’Topi i Artë’? Si trofe, është shumë e vështirë që t’ia dhurosh ‘Topin e Artë’ vetëm një lojtari. Sepse t’ia dhurosh Ronaldos dhe Messit, është bërë e mërzitshme tani. Ju duhet të vendosni edhe Cavanin, Mbappen, Ibrahomovicin në luftë. Nëse mund ta fitoja unë? Do të kisha fituar më shumë sesa Cristiano dhe Messi”, u shpreh ish-reprezentuesi argjentinas./Zëri